Ruslana: SHBA, na mbroni nga rusët!

Lutet ylli i muzikës ukrainse Ruslana: SHBA, na broni nga ruswt!
Ruslana ylli i muzikës pop në Ukrainë është fituese e eurovizionit dhe aktiviste e Ukrainës proevropiane – ka kërkuar nga Washingtoni dhe presidenti amerikan Barack Obama që të tregojnë “trimëri” dhe të ndalojnë aksionet e rusëve në shtetin e saj.

“Qytetarë të botës, ju lutem për ndihmë… (presidenti rus Vladimir) Putini paraqet një sfidë për të gjithë ne”, tha Ruslana në një tubim para 800 zyrtarëve të lartë amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, si dhe Jose Manuel Barroso presidenti i Komisionit Evropian.

“Ja lutja ime për Amerikën: Z. Obama, me fjalë nuk mund të ndalen tanket. Lufta mund të ndalet vetëm me veprim të vendosur. Bëhuni lider, ndaleni luftën, ndihmojeni Ukrainën dhe ruajeni lirinë”, tha ajo e shoq;ruar me duartrokitjet e të pranishmëve.

“Nuk është fjala për sanksione ose armë, por për trimërinë. Amerikë, bëhu e guximshme”, thekson këngëtarja duke shtuar se “Evropa dhe pjesa tjetër e botës do të ndjekë rrugë të njëjtë”.

Share Button