Rusia ngre çmimin e gazit për Ukrainën

Rusia ka rritur çmimin e gazit për Ukrainën, për të dytën herë gjatë kësaj jave, rritje kjo pothuajse e dyfishuar në tre ditë.

Rusia po përdor gazin si mjet për të bërë presion tek autoritetet në Ukrainë, në lidhje me krizën ne Krime.

Sipas prodhuesit rus të gazit natyror “Gazprom”, rritja do të thotë që Ukraina do të paguaj 80 për qind më shumë.

Kryeministri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk ka thënë se kjo lëvizje, dy javë pasi Moska aneksoi rajonin e Ukrainës, Krimenë, eshte e papranueshme dhe ka tërhequr vëmendjen për mundësinë e presioneve të tjera që mund të përdor Moska në drejtim të Ukrainës, siç mund të jetë edhe limitimi i furnizimit me gaz.

 

Share Button