Rusia: Në xhami është gjetur pjesë e raketës që përdorin forcat e koalicionit

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë Igor Konashenkov, në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj xhamisë në fshatin Jeeneh të qytetit perëndimor sirian të Halepit, theksoi se në afërsi të fshatit në fjalë është gjetur pjesë e raketës AGM-114 Hellfire të cilat përdoren nga forcat e koalicionit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në zonën ku ndodhi shpërthimi është gjetur një pjesë e raketës AGM-114 Hellfire që përdoren nga forcat e koalicionit”, tha Konashenkov në një konferencë për mediat.

Share Button