Rusia kritikohet ashpër në Këshillin e Sigurimit

Rusia u bë objekt kritikash të forta nga fuqitë botërore në një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje, ndërkohë që u ndezën përleshjet vdekjeprurëse mes separatistëve pro-rusë dhe përkrahësve pro-qeverisë në Ukranën lindore.

Ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power dhe ambasadori britanik Mark Lyall Grant e akuzuan Rusinë për orkestrimin e dhunës.

Power tha se paqëndrueshmëria në Ukrainë ishte plotësisht e nxitur nga elementë të caktuar. Ajo tha se trazirat ishin të inskenuara nga Rusia.

Nderkaq ambasadori Grant i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të paralajmërojë Rusinë të mos acarojë më tej situatën.

Por Rusia, e cila kërkoi zhvillimin e takimit, i hodhi poshtë akuzat.
Ambasadori rus Vitali Çurkin i bëri thirrje Këshillit t’i kërkojë Kievit të ndalë përdorimin e forcës kundër popullatës së Ukrainës lindore.

Separatistët pro-rusë u përleshën me përkrahës pro-qeveritarë dje në Ukrainën lindore, teksa po afron afati që u është dhënë separatistëve për të dorëzuar armët.

Share Button