Rusia kremton “Ditën e fitores”

“Dita e Fitores” nuk është thjesht një kujtesë në Rusi, por një shfaqje e një patriotizmi të fortë pas aneksimit të Krimesë.  Në  “Sheshin e Kuq” në Moskë ushtria parakaloi me armatimet e rënda dhe parada, që shënon fitoren e sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore, zgjati më shumë seç ishte parashikuar. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e përmendi Ukrainën në fjalimin e tij por iu drejtua turmës duke I thënë se “ishte vullneti i hekurt i popullit sovjetik që shpëtoi Europën nga skllavëria”.”Është një ditë feste, kur triumfon forca e paepur e patriotizmit, kur të gjithë e ndjejmë shumë cfarë do të thotë t’i mbetesh besnik Mëmëdheut dhe sa e rëndësishme është të mbrojmë interesat e tij”, tha Putin. Parada ushtarake e këtij viti zgjati 59 minuta dhe jo 45; parakualuan 50 automjete ushtarake shtesë, krahasuar me vitin e kaluar; flota e Detit te Zi, qe ndodhet ne Sevastopolit luajti një rol të rëndësishëm. Në Ukrainë, nuk do të ketë festime. Autoritetet i frikësohen se mos kjo shndërrohet në një dite incidentesh në jug dhe lindje të vendit. Presidenti i Ukrainës, Oleksandër Turcinov tha se “janë ngritur bllokada në Kiev ku bëhen kontrolle të rrepta”’. Duke iu referuar raportimeve ende të pakonfirmuara, Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të vizitojë Sevastopolin, qytetin portual të Krimesë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të ishtë zhgenjyese nëse Putin do të “shfrytëzonte”  këtë ditë kujtesë për të vizituar Krimenë. Gjermania naziste pushtoi ish-Bashkimin Sovjetik, përfshire edhe Ukrainën, në qershor të vitit 1941 dhe avancoi përtej Moskës përpara se të zmbrapsej nga ushtria sovjetike, pas betejës më të ashpër të armatosur që u zhvilluan ndonjëhere. Të paktën 26.6 milionë qytetarë sovjetike humbën jetën gjatë luftës, rreth 8.7 milionë prej tyre ishin ushtarë.

Share Button