Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë se Moska nuk e ka ndërmend të shfrytëzojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pas vitit 2020. Ai ka thënë se Rusia do të paraqesë detajet për ridrejtimin e burimeve të hapësirës. Komentet e tij vijnë në kohën e krizës në Ukrainë dhe sanksioneve që i kanë vënë Shtetet e Bashkuara Rusisë në lidhje me këtë krizë. Rogozin ka thënë se Moska nuk mund të vazhdojë projektet e teknologjisë së lartë me një partner “të pabesueshëm”, i cili “politizon gjithçka”. Që kur anija kozmike amerikane u kthye në shtëpi, anija ruse Soyuz ka qenë e vetmja mënyrë për të transportuar astronautë në dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. NASA ka thënë se nuk është njoftuar ende nga Rusia në lidhje me ndryshimet e planifikuara.

Share Button