Rusi, ekzekutohet udhëheqësi i opozitës Boris Nemtsov

Politikani rus, Boris Nemtsov, një prej figurave kryesore të opozitës, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Moskë.

Agjencia e lajmeve ruse, “Interfax” shkruan se Nemtsov është qëlluar në shpinë me katër plumba në qendër të Moskës, pranë Kremlinit.

Ekzekutimi i tij ndodhi pak orë pas thirrjeve për protesta kundër luftës në Ukrainë.

Në një intervistë të kohëve të fundit, ai kishte shprehur hapur kundërshtitë e tij ndaj luftës në Ukrainë, por në anën tjetër ndjehej i frikësuar nga një eleminim i mundshëm.

 

Share Button