Rumani, një i vdekur nga zjarri në një azil pleqsh

Zyrtarët rumunë kanë njoftuar se një person ka humbur jetën dhe se 19 të tjerë u shtruan në spital për shkak të asfiksimit pas shpërthimit të zjarrit në një azil pleqsh në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Departamentit të Situatave të Emergjencave, Raed Arafat tha se zjarri shpërtheu të shtunën në azilin e pleqve.

Florin Bica, një zëdhënës i Spitalit “Baghdasar Arseni”, tha se një zjarrfikës që kishte pësuar lëndime në kokë gjithashtu është shtruar në spital.

Zjarrfikësit arritën të lokalizonin zjarrin, i cili u përhap nga azili i pleqve në një auto-servis dhe në një shtëpi që ishte pranë.

Share Button