Rudi Erebara, një nga fituesit e çmimit Europian për Letërsinë 2017

Shkrimtari shqiptar Rudi Erebara rrëmben një nga 12 çmimet europiane për Letërsinë 2017, të cilat u shpallën sot në Bruksel.

Autori shqiptar u shpall fitues me romanin ‘Epika e Yjeve të Mëngjesit’. Çmimi jepet nga Komisioni Europian për nxitjen e dialogut ndërkulturor.

Në vitin 2014, ishte Ben Blushi që rrëmbeu çmimin me romanin ‘Otello, arapi i Vlorës’.
Poeti Rudi Erebara është autor edhe i dy librave me poezi, ‘Lëng Argjendi’ dhe ‘Fillon Pamja’.

Dymbëdhjetë shkrimtarë nga vende të ndryshme të Europës dhe të botës arabe u zgjodhën fitues për vitin 2017.

Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Ai është poet, shkrimtar dhe përkthyes. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, ai nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar.

Dy romanet e tij janë Vezët e thëllëzave, 2010, dhe Epika e yjeve të mëngjesit, 2016.

Share Button