Rritja ekonomike në Kinë, më e ulëta në 25 vjet

Ekonomia e Kinës u rrit me 6.9% në vitin 2015, krahasuar me 7.3% të një viti më parë, duke shënuar rritjen e saj më të ngadaltë në një çerekshekulli.

Rritja vjetore e ekonomisë së dytë më të madhe në botë ishte në përputhje me pritshmërinë globale. Pekini, ndërkohë, kishte vendosur një objektiv zyrtar rritjeje prej “rreth 7%”, për vitin që sapo lamë pas.

Pavarësisht shifrave zyrtare të fundit, Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, ka thënë se do të jetë e pranueshme një rritje e ngadaltë e ekonomisë, për sa kohë krijohen vende pune të mjaftueshme. Në anën tjetër, analistët janë shprehur se një rritje nën 6.8% do të sillte një nxitje për stimul të mëtejshëm.

Duke parashikuar vështirësitë që po has ekonomia, Qeveria kineze është përpjekur së fundmi për të lëvizur drejt një ekonomie të udhëhequr nga konsumi dhe shërbimet, në vend të një ekonomie të drejtuar nga eksporti dhe investimet.

 

Share Button