Rritet numri i turistëve të huaj në Pamukkale të Turqisë

Destinacioni i njohur turistik Pamukkale në jug-perëndim të Turqisë, pranë Dijarbakirit, gjatë gjithë vitit tërheq numër të madh të turistëve të cilët shijojnë bukuritë të cilat i ofron kjo zonë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Pamukkale ka17 burime nga të cilat del në sipërfaqe të tokës një ujë me temperaturë mes 35 dhe 100 gradë celsius. Në kuptimin literal, Pamukkale do të thotë “kështjellë nga pamuku” dhe është njëra nga mrekullitë më mbresëlënëse të Turqisë. Depoziti i bardhë dhe i fortë, nga distanca lë përshtypjen e borës, ndërkohë që zona është e vendosur në listën e UNESCO-s për trashëgimi botërore.

Përskaj turistëve vendas, në Pamukkale mund të takohen edhe turistët nga të gjitha vendet evropiane, por edhe nga Lindja e Largët, nga
Kina, Japonia apo Koreja e Jugut.

Drejtor i Shoqatës së Hotelierëve dhe Punonjësve të Turizmit, Gaza Murat Sen, konfirmoi se në vitet e fundit, regjistrohet një shtim në numrin e vizitorëve të huaj.

Ka shumë të tillë, thotë ai, që vizitojnë Pamukkalanë për herë të dytë, nga shkaku i përshtypjeve tejet pozitive nga hera e parë kur kanë vizituar këtë zonë.

“Këtë vit kemi pasur shumë kërkesa. Turistët e huaj që preferojnë të kalojnë pushimet e tyre në zonat bregdetare vijnë këtu për një ditë”, tha ai.

E tillë është 23 vjeçarja Aimin Anang, e cila ka ardhur në Turqi nga Kina e largët. Ajo thotë se është hera e parë që viziton Turqinë.

“Është bukur të kalosh pushimet në Turqi. Kam ardhur me miqtë. Kam një ndjenjë lumturie”, thotë ajo.

Gazetari i AA-së ka takuar edhe britaniken Alex Samantha e cila bën pushim bashkë me bashkëshortin e saj, me të cilin kanë përshtypje të jashtëzakonshme nga qëndrimi në Turqi, ku thonë se do të vinë përsëri vitin e ardhshëm.

Fjalë të njëjta miradie shprehin edhe shtetasit nga Bullgaria Julia Kaitlyn edhe Emiliyju Boyko si dhe shumë turistë të tjerë të cilët kanë vizituar destinacionin turistik Pamukkale.

Share Button