Rritet numri i refugjatëve në ishujt e Greqisë

Njoftohet se ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të refugjatëve që kalojnë në ishujt e Greqisë në Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Qeveria e Greqisë, mësohet se kalimi i migrantëve të parregullt në ishujt grekë Lesbos dhe Kios për periudhën nga fillimi i këtij viti e deri tani teksa ka qenë me një mesatare me 40 kalime në ditë, në 3 ditët e fundit ka shënuar një rritje me 358 përqind duke arritur në 443 kalime.

Në deklaratë njoftohet se të premten e kaluar në ishujt Lesbos dhe Kios janë kryer 193 kalime ilegale, ditën e shtunë 169 dhe në ditën e diel kanë kaluar 81 refugjatë.

Gjatë muajit janar në ishuj kanë kaluar 1.393 refugjatë, ndërsa në muajin shkurt kjo shifër ishte ulur në 1.089.

Që nga 20 marsi 2016 e deri tani pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së nënshkruar mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian për emigrantët më 18 mars 2016, në krahasim me një vit më parë ishte shënuar një rënie me 97 përqind të numrit të refugjatëve që kalonin në ishujt e Greqisë.

Theksohet se në ishujt Lesbos, Kios, Kos, Leros dhe Samos ndodhen 14 mijë refugjatë të cilët janë në pritje të rezultateve të kërkesave të tyre.

Share Button