Rritet numri i emigrantëve në BE

Në muajt e fundit është regjistruar një rritje e ndjeshme e numrit të emigrantëve që arrijnë Evropën. Sipas Frontex, agjencia evropiane për mbikëqyrjen e kufijve, numri i afrikavëve që kalojnë detin për të arritur Italinë është ka pësuar një rritje drastike. Nga janari në prill të këtij viti 42 mijë emigrantë u zbuluan në këto rrugë detare, 25.650 prej të cilëve kalonin nga Libia. Bashkuar me emigrantët që kanë ndjekur rrugë të tjera më pak të përdorura numri shkon në pothuajse 60 mijë. Ditën e mërkurë, qeveria italiane deklaroi se numri i emigrantëve që arrinin në brigjet e saj ishte rritur në mbi 39 mijë. Totali për vitin 2014 është më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2011, viti i Pranverës Arabe, që regjistroi në tërësi mbërritjen e 140 mijë emigrantëve. “Nëse trendi aktual vazhdon, dhe me muajt e verës që po vijnë, ka shumë të ngjarë që numri të rritet më tej”, deklaroi Gil Arias Fernandez, nëndrejtor ekzekutiv i Frontex. Të paktën një e treta e të ardhurve janë sirianë që largohen nga vendi për shkak të luftës civile, por të shumtë janë edhe ata që vijnë nga Afganistani dhe Eritrea. Në Kalais, ku autoritetet franceze më herët gjatë javës shkatërruan dy kampe me çadra, policia konstatoi një prani të theksuar emigrantësh nga Afrika Perëndimore dhe zonat tribale të Iranit dhe Pakistanit. Ekspertët deklarojnë se shifrat e fundit nuk përbëjnë një surprizë pas numrit relativisht të ulët të emigrantëve të regjistruar në muajt e parë të vitit 2013.

Share Button