Rritet numri i fëmijëve diabetikë

Aktivistë të shoqatës së shendetit, familjarë dhe fëmijë me diabet pedaluan me biçikleta tek Sheshi Nënë Tereza për t’i tërhequr vëmendjen shoqërisë dhe institucioneve për vuajtjen dhe mungesën e tyre. Patricia është vetëm 10 vjeç dhe prej 4 muajsh mjekët e kanë konstatuar me diabet të tipit 1.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, Asim Toro i bën thirrje shtetit shqiptar që të ndihmojnë të gjithë grupmoshat për ti subvencionuar sado pak me fisha dhe insulina.

Me 14 nëntor është dita botërore e diabetit. Kjo ditë ka për qëllim sensibilizimin e popullatave për t’u njohur me këtë sëmundje që po rritet çdo vit.

Share Button