Rritet në 603 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Ismail Kahraman, sot në Beograd tha se Serbia ka një rol të madh në Ballkan dhe me Turqinë ndan një pjesë të madhe nga e kaluara, por edhe ajo që vjen në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Serbia dhe Turqia nuk janë fqinj, por jemi miq të mirë, fqinj të afërt. Serbia ka rol të madh në Ballkan. Është e rëndësishme për ne dhe për Ballkanin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta – kulturën, historinë, ne kemi shumë të përbashkëta për të ardhmen”, tha Kahraman pas takimit me Kryetarin e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç.

Ai në konferencë për media në Kuvendin e Serbisë, tha se gjatë vizitës të fundit, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte pritur në mënyrë “madhështore, të ngrohtë dhe miqësore”, dhe se edhe ai me kolegët e tij nga Parlamenti i Turqisë në Beograd sot janë pritur ngrohtësisht.

Kahraman falënderoi Serbinë për mbështetjen që i ka dhënë Turqisë gjatë tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut 2016 dhe për ekspozitën që ishte përgatitur këtë vit për të shënuar përvjetorin e grusht shtetit.

“Faleminderit për mbështetjen që na dhatë më 15 korrik 2016. Ju ishit pranë nesh në momentet më të vështira”, tha Kahraman.

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç shprehu kënaqësinë që Kryetari i Parlamentit turk e pranoi ftesën në një afat të shkurtër që të jetë mysafir i Serbisë.

Ajo vlerësoi se takimi i sotëm ishte përmbajtësor dhe se diskutuan nevojën e përmirësimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve, bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, terrorizmin, por edhe miqësinë e dy vendeve.

Gojkoviç tha se dy parlamentet në vitin 2015 nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe se tani kur ekziston një marrëveshje strategjike për bashkëpunimin mes dy vendeve, duan të nënshkruajnë memorandum mbi themelimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e bashkëpunimit në nivel të qeverive të Serbisë dhe Turqisë.

Ajo shtoi se edhe personalisht ishte siguruar në Ankara se parlamenti u bombardua gjatë seancës.

“Nënshkrova deklaratë të përbashkët me të cilën dënuam këtë akt dhe kjo ishte një shenjë e miqësisë së madhe midis popujve të Serbisë dhe Turqisë, e cila sot reflekton me bashkëpunim të madh dhe të thellë midis presidentëve tanë dhe qeverive”, tha Gojkoviç.

Ajo shtoi se Kahraman do të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç dhe përfaqësuesit e Vojvodinës.

“Dëshira jonë është që Turqia me investimet e saj të jetë e pranishme në të gjithë vendin tonë, si në jug ashtu edhe në Vojvodinë”, tha Gojkoviç.

Kahraman është në një vizitë zyrtare në Serbi nga sot deri më 25 tetor.

Share Button