Rritet në 24 numri i gazetarëve palestinezë në burgjet izraelite

Me arrestimin e dy gazetarëve në qytetin El Halil në jug të Bregut Perëndimor i cili ndodhet nën okupimin e ushtarëve të Izraelit, rritet në 24 numri i gazetarëve palestinezë në burgjet izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Klubi i të Burgosurve Palestinezë, thuhet se “Ushtarët izraelitë me bastisjet e kryera ditën e sotme në qytetin El Halil të Bregut Perëndimor kanë ndaluar presidentin e kompanisë Trans Medya, Ibrahim El-Xhaberi dhe drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Amir El-Xhaberi.”

Pasi vihet në dukje se bashkë me arrestimin e dy gazetarëve nga ushtarët izraelitë ka arritur në 24 numri i gazetarëve në burgjet izraelite, në deklaratë theksohet se të 24 gazetarët ndodhen të burgosur, ku dhe tre prej tyre mbahen me zbatueshmërinë e arrestimit administrativ.

Në bastisjet që ushtarët izraelitë kanë kryer në orët e para të mëngjesit në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, ata kanë arrestuar 18 persona si dhe kanë mbyllur 8 zyra të kompanive palestineze të produksionit.

Forcat izraelite, shpeshherë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të okupuar, dhe arrestojnë palestinezët nën pretekste të ndryshme.

Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë nga të cilët 300 prej tyre janë fëmijë.

Share Button