Rrëzohet një helikopter në Japoni, 9 të vdekur

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së një helikopteri shpëtimi në një rajon malor në pjesën qendrore të Japonisë, transmetoj Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Agjencia Japoneze për Menaxhimin e Zjarreve dhe Katastrofave, thuhet se helikopteri i shpëtimit, në të cilin gjendeshin shtatë zjarrfikës, një inxhinier dhe piloti, nga shkaqe ende të panjohura ka rënë në rrëzë të malit Hachibuse, 250 kilometra në verilindje të Tokios teksa po kryente fluturim për qëllime trajnimi.

Në njoftim bëhet e ditur se asnjëri nga nëntë pasagjerët në helikopter nuk i ka mbijetuar aksidentit.

Ndryshe, helikopteri i modelit Bell 420 EP i përkiste njësitit të shpëtimit të prefekturës Nagano të Japonisë, ndërkohë që bëhet e ditur se është nisur hetim në lidhje me shkaqet e rënies së tij.

Share Button