Rrëzohet avioni ushtark, humbin jetën disa zyrtarë tajlandezë

Një avion ushtarak i Laosit, me 20 pasagjerë në bord, duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë, është rrëzuar në veri të Laosit, në kufi me Tajlandën. Mes zyrtarëve ishin ministri i mbrojtjes së bashku me bashkëshorten e tij dhe guvernatori i kryeqytetit të Laosit, Vienten. Sipas mediave të huaja, nuk është konfirmuar ende zyrtarisht numri i viktimave, por dyshohet se kanë humbur jetën pesë zyrtarë të lartë duke përfshirë këtu edhe ministrin e mbrojtjes Piçit. Shkaqet për rrëzimin e avionit nuk janë bërë ende të dituara, por ngjarja është në hetim e sipër.

Share Button