Rrëzohet avioni ushtarak në Kolumbi, 8 të vdekur

Tetë persona e kanë humbur jetën si pasojë e rënies së një avioni të vogël ushtarak në zonën e menaxhimit Cundinamarca të Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një avion ushtarak i llojit Cessna Caravan i cili ishte kishte fluturuar nga qyteti Melgar i zonës së menaxhimit Tolima për në bazën ajrore Guaymaral, në veri të kryeqytetit Bogota, sipas orës lokale në orën 17:00 është rrëzuar për arsye ende të panjohura.

Në avionin që u rrëzua në malin Manjui përderisa ishte duke ateruar nuk arriti të shpëtojë gjallë asnjëri prej 4 ushtarëve dhe 4 civilëve.

Sipas mediave vendore pretendohet se avioni ka rënë për shkak të përplasjes së antenës së komunikimit në malin Manjui, në veri të kryeqytetit Bogota dhe se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos në një postim në rrjetet sociale ka ngushëlluar familjet e viktimave.

Share Button