Rrëshqitjet e dheut në Kinë, gjenden 15 trupa të pajetë

Pas rrëshqitjeve të dheut që ndodhën dje në jugperëndim të provincës kineze Sichuan ekipet e shpëtimit nën shembjet e tokës dhe rrënojave kanë nxjerrë 15 trupa të pajetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua pas rrëshqitjeve të mëdha të tokës që ndodhi dje në jugperëndim të Kinës janë gjetur 15 trupa të pajetë. Ekipet e shpëtimit edhe më tej intensivisht punojnë në kërkimin e 118 të zhdukurve.

Autorietet kineze për shpëtimin dhe ndihmën e rajoneve të goditura kanë angazhuar më shumë se 3.000 persona.

Rrëshqitjet e dheut dje shkatërruan 46 shtëpi dhe goditën 141 banorë të fshatit. Deri tek rrëshqitja e dheut erdh pasi në lumin lokal ranë shkëmbinjtë, me ç’rast shkaktoi derdhjen e lumit dhe bllokimin e komunikacionit rrugor në gjatësi prej 1.6 kilometrash.

Zyrtarët bënë të ditur se rrëshqitjet e dheut shkaktuan tre milionë metra kub tokë, që është ekuivalente me një mijë pishina olimpike.

Share Button