Rrëmbehet një gazetare në shtëpinë e saj në Bagdad


-Shawki punon për gazetën e përditshme Asharq al-Awsat, me seli në Londër, por që publikon në gjuhën arabe.

 BAGHDAD (AA) – Një person i armatosur ka rrëmbyer të hënën vonë një gazetare irakiane nga shtëpia e saj në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga forcat e rendit thanë për AA në kushte anonime se Afrah Shawki është rrëmbyer nga shtëpia e saj në qarkun Saidiya rreth mesnatës.

Shawki punon për gazetën e përditshme Asharq al-Awsat, me seli në Londër, por që publikon në gjuhën arabe.

Burimet policore thonë se rrëmbyesit kishin marrë me vete edhe stoli ari dhe para të cilat janë gjetur në shtëpinë e gazetares së rrëmbyer. Deri në mesditën e së martës, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka urdhëruar një hetim urgjent lidhur me rrëmbimin e gazetares, thuhet në deklaratën e kabinetit të tij.

Një raport i publikuar nga Sindikata e Gazetarëve në Irak thotë se 455 gazetarë në këtë vend janë vrarë që prej pushtimit të vendit nga SHBA-të në vitin 2003.

Vetëm këtë vit janë vrarë së paku 20 gazetarë, kryesisht nga grupi terrorist DEASH në provincën Nineveh që ka për kryeqytet Mosulin.

Share Button