Rregulli, mision i pamundur apo shkencë?

Shtëpitë po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe kërkojnë një menaxhim më efektiv të hapësirë. Disa prej gjërave që na nevojiten do të duhet të heqim dorë duke menduar nëse janë vërtetë të nevojshme?

Japonezët ekanë transformuar këtë aftësi në një filizofi të vërtetë jete.Një shtpëi e organizuar dhe racionale do ju ndryshojë jetën.

Rregullimi bëhet njëherë e përgjithmonë
Ndryshe nga ne që jemi të bindur që të procedojmë hap pas hapi, puna bëhet njëherë e mirë, ndryshe shtëpia nuk do të jetë kurrë në rregull. Të gjendesh në njëmjedis të organizuar do të sjellë një ndryshim kaq radikal se do ju bëhet e natyrshme.

Hapi i parë: Hedhja e gjërave të panevojshme
Kriteri është: të heqësh dorë pa mëshirë nga ato që nuk i përdor. Hapi i parë është përzgjedhja e atyre që do heqim qafe jo vetëm dhomë për dhomë, pra dollapet, por gjithçka. Metoda e sugjeruar: Hidhni gjithçka në dysheme, veshjet, letrat, dokumentat, librat, fotografitë, etj., dhe filloni më pas seleksionimin.

Çfarë të hedhësh
Për të lehtësuar këtë zgjedhje, zakonisht e dhimbshme, ka disa kritere. Për shembull, frymëzohesh nga ideali se nuk mund të udhëhiqesh më nga keqardhja. Në vend të dytë janë ruajtja e gjërave që na emocionojnë vërtetë. Ky ndryshim vizioni është vendimtari.

Ndikimi në mendje
Aftësia për tu liruar nga gjërat e panevojshme është aftësia për ti bërë “reset” jetës. Mësohesh të jesh më pak i kapur pas të shkuarës, përfitohet vetëdija për veten dhe idealet e tua, si dhe përmirëson vetëlverësimin tonë.

Share Button