Rrëfimi i 9 – vjeçares: Nuk mund të diskriminohemi prej ngjyrës së lëkurës

Pas vrasjes së afro-amerikanit Keith Lamont Scott nga policia në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut në SHBA, 9-vjeçarja afro-amerikane, Zianna Oliphant ka mbajtur një fjalim në kuvendin e qytetit, duke e tërhequr me fjalë prekëse vëmendjen e opinionit amerikan dhe atij botëror lidhur me dhunën policore dhe racizmin. Fjalimi i vogëlushes Oliphant përloti miliona persona në të gjithë botën.

Oliphant tha: “Ne trajtohemi ndryshe nga njerëzit e tjerë. Nuk më pëlqen se si ne trajtohemi dhe kjo vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Nuk duhet të jemi të detyruar të protestojmë se po na trajtoni në mënyrë të gabuar. Po e bëjmë, sepse duhet dhe kemi të drejtë. Ne jemi të zinj dhe kështu duhet ta ndiejmë veten. Është turp që baballarët dhe nënat tona vriten dhe nuk do të mund t’i shohim më. Është turp që detyrohemi të shkojmë te varret e tyre”.

Share Button