Rodos, fundoset anija me 200 persona në bord

Një tragjedi tjetër ka ndodhur  në  det mëngjesin e sotëm, ku një anije me klandestinë është përplasur me shkëmbinj në ishullin Rodos, në juglindje të detit Egje. Nga të dhënat e para mësohet se deri tani janë konfirmuar 3 të vdekur, një grua, një fëmijë dhe një burrë. Ndërkohë, ende nuk bëhet i ditur numri i saktë i klandestinëve që ishin në anije, por supozohet për 200.
Forcat e shumta që janë vënë në dispozicion për këtë operacion kanë shpëtuar rreth 83 persona, 23 prej të cilëve janë transportuar menjëherë në spitalin e Rodosit. Në dispozicion për shpëtimin e personave janë vënë roje të shumta bregdetarare dhe shumë anije të tjera private. Personat të cilë ndodheshin në bordin e anijes mësohet se janë klandestinë të cilët tentonin të kalonin ilegalisht kufinjtë. Sipas të dhënave të para mësohet se anija ka ngecur në rërën e shkëmbinjve, çka ka bërë të pamundur lëvizjen e saj, e për pasojë ka sjellë dhe fundosjen.

Share Button