Rita Ora ndihmon të mbijetuarit e tragjedisë në Londër

Rita Ora së bashku me disa nga artistët më të famshëm britanik do të regjistrojnë këngë për viktimat e zjarrit në Londër.
Rita Ora është parë mbrëmjen e së shtunës duke shkuar në studio për të regjistruar një këngë për të prekurit nga zjarri në Grenfell Tower në Londër, një ide e Simon Cowell për të mbledhur fonde për të prekurit e tragjedisë.

Në disa momente ajo ishte parë duke bartur edhe ujë pasi ndërtesa u dogj të mërkurën ne kryeqytetin britanik.

Deri më tani janë konfirmuar 30 viktima dhe dhjetëra të lënduar dhe të zhdukur kur zjarri dogji ndërtesën 12 katëshe në Londër.

Share Button