Riparohet xhamia më e madhe në botë nga balta në Mali

Në qytetin Djenne në bregun e lumit Bani në Mali ka filluar festivali tradicional i baltës gjatë së cilës të gjithë banorët dhe turistët marrin pjesë në vendosjen e fasadës mbrojtëse në xhaminë më të madhe në botë të ndërtuar nga balta, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia Ulu në shtetin e varfër Mali është një nga destinacionet më atraktive turistike në mbarë Afrikën dhe e njëjta ndodhet edhe në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Xhamia nga balta është ndërtuar fillimisht në shekullin e 13, dhe sot bënë pjesë në ndërtesat më të bukura në botë. Nga muret e saj dalin rrotat prej druri të cilat me qëllim dekorativ njëherësh edhe përforcojnë konstruksionin prej balte, por edhe lehtësojnë mirëmbajtjen vjetore të mureve të baltës e cila ende bëhet me metoda primitive.
Mirëmbajtja vjetore e xhamisë prej balte është e domosdoshme për shkak të ndjeshmërisë së saj ndaj erës dhe shiut, ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë. Mirëmbajtja bëhet me kremtimin e Festivalit të madh të baltës rreth xhamisë.

Në riparimin e ndërtesave prej balte marrin pjesë të gjithë. Fëmijët luajnë në baltë dhe e përgatisin atë për të rinjtë të cilët me enë ua dërgojnë mjeshtërve të cilët lyejnë muret e jashtme. Gratë dhe vajzat kanë për detyrë që të sjellin ujë për ndërtimin dhe për pije.

Të rinjtë tradicionalisht garojnë për sjelljen e baltës për fasadë sepse kështu ua lehtësojnë punën mjeshtërve për shpërndarjen e saj para se të thahet nga dielli por edhe tërë festivalit i jap një dimension të veçantë.

20170502_2_23422477_21650168_web 20170502_2_23422477_21650170_web 20170502_2_23422477_21650172_web 20170502_2_23422477_21650179_web

Share Button