Rinisin kërkimet nënujore për avionin malajzian

Ekipet e kërkimit kanë nisur të përdorin radarët nënujorë, në përpjekje për të gjetur kutinë e zezë të avionit të zhdukur malajzian.

Dy anijet që kanë pajisje për gjetjen e regjistruesit të fluturimit do të kërkojnë një zonë 240 kilometërshe nënujore, në jug të Oqeanit Indian.

Edhe 14 aeroplanë dhe anije të tjera do të kërkojnë sot për avionin, i cili është zhdukur më 8 mars, më 239 pasagjerë në bord.

Ndërkohë kryeministri malajzian deklaroi dje se Malajzia nuk do të heqë dorë nga kerkimi i avionit te humbur të humbur MH370.

Por nga ana tjetër autoritetet e Malajzisë jane kritikuar ashper për menaxhim jo të mirë të kërkimeve, kritika këto të ardhura veçanërisht nga të afërmit e 153 pasagjerëve kinezë që ndodheshin në bord.

 

Share Button