Rinis evakuimi i civilëve nga Alepo

Autokolona e cila do të bëjë evakuimin e civilëve nga lindja e Alepos është nisur përsëri, ndaj të cilës forcat e regjimit të Asadit kanë shtënë më armë në tentimin e parë për të kaluar.Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA atje, thuhet se autokolona prej 20 autobusëve transporton 200 të plagosur, ku 50 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autobusët kaluan nga rajoni Ramuse dhe lëvizën drejt pikave të kontrollit të regjimit.

Në rast se arrijnë të kalojnë nga pikat e kontrollit të plagosurit do të transferohen në autobusët që presin në anën e regjimit. Autokolona më pas do të vazhdojë rrugën e saj prej 4 kilometrash në pjesën e kontrolluar nga regjimi i Asadit dhe do të kalojë në rajonet e Halepit perëndimor të cilat gjendën nën kontrollin e opozitarëve.

Të plagosurit janë planifikuar të dërgohen në qytetin e Idlibit i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë dhe që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.

Ndërkohë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë është duke shoqëruar autokolonën e të plagosurve.

Në tentativën e parë për evakuimin e të plagosurve milicët shitë sulmuan me snajper autokolonën ku si pasojë 4 civilë mbetën të vrarë.

Share Button