Rikthehet grupi “Gjurmët” në Tiranë

Pas gati 20 vitesh, grupi i njohur kosovar i muzikës rock, “Gjurmët”, është ribashkuar për të performuar dhe një herë në Tiranë, në koncertet e organizuara nga bashkia me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

E në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi, si dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare, kryetari i bashkisë Erion Veliaj i ka pritur dhe u ka dorëzuar 4 anëtarëve të grupit simbolin, apo “Çelësin e qytetit”.

Grupi “Gjurmët”, këngët e të cilëve këndohen edhe sot, do të performojë mbrëmjen e së martës, së bashku me 20 të ftuar të tjerë.

 

Share Button