Rihanna zbulon këngën e parë nga albumi “Anti”

Pas shumë muajsh pritje, Rihanna më në fund ka zbuluar këngën e saj të parë nga albumi i shumëpërfolur “ANTI”.

Përmes rrjeteve sociale, 27-vjeçarja ka zbuluar këngën e saj të re të titulluar “Work” në bashkëpunim me Drake.

“Kënga e parë ‘Work’ në bashkëpunim me Drake, nga albumi “Anti”, sapo është publikuar”- shkruan në postimin e saj këngëtarja.

Në fillim të kësaj jave, Rihanna ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se albumi i saj tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të dilte në treg.

Share Button