Rihanna: Nuk e urrej Chris Brown

Rihanna ka treguar së fundmi se ajo vendosi të rikthehej me Chris Brown sepse mendonte se mund ta ndryshonte atë, pavarësisht se ai e goditi.

“Përpiqesha shumë ta mbroja. Mendoja se njerëzit nuk e kuptonin”, – ka thënë këngëtarja në një intervistë të dhënë për “Vanity Fair”.

Edhe pse 27-vjeçarja dhe reperi 26-vjeçar tashmë nuk janë në një marrëdhënie, Rihanna vazhdon ende të ketë ndjenja për të.

“Nuk e urrej aspak. Do të kujdesem për të deri ditën që të vdes”, – është shprehur këngëtarja.

Pas kësaj deklarate Rihanna tregon se Chris do të mbetet i dashuri i saj i vërtetë.

Share Button