Restaurohen 50 vepra të trashëgimisë kulturore në Ballkan nga TIKA

Zëvendëskryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Birol Çetin tha se TIKA në Ballkan ka përfunduar restaurimin e 50 veprave të trashëgimisë kulturore si xhami, ura, teqe, çezme. “Në Ballkan kemi një mesatare restaurimesh rreth 20-25 projekte në vit varësisht të madhësisë së vendit”.

TIKA ka bërë të njohur emrin e saj me zyrat e hapura në vitin 1995 në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) dhe në periudhën e kaluar 22 vjeçare ka hapur 11 përfaqësi në rajon duke kryer shërbime për restaurimin e veprave të ndryshme të trashëgimisë kulturore kryesisht xhami, medrese, ura, teqe dhe çezme vepra të cilat i përkasin histrorisë Osmane dhe shumica e të cilave janë shembur gjatë luftës së brendshme në BeH.

Çetin në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) për punimet e TIKA-s në Ballkan ka rikujtuar se TIKA është formuar në vitin 1992 me qëllim koordinimin me republikat turke që kanë marrë pavarësinë pas luftës së ftohtë dhe se në vitin 2002 ajo është përhapur në të gjithë botën.

Pasi ka vënë në dukje se TIKA është përhapur shumë shpejt në Ballkan për shkak të trashëgimisë së përbashkët kulturore, Çetin ka shpjeguar se përveç punimeve të restaurimeve në rajon kanë zhvilluar një sërë projektesh në fusha të ndryshme si bujqësi, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi.

Në fushën e politikave të bujqësisë dhe arsimit janë duke zhvilluar punime intensive tha Çetin duke shtuar se në Ballkan nuk ka mbetur institucion, projekt që nuk i kanë dhënë mbështetje.

Duke vënë në dukje se TIKA tashmë është bërë një markë në të gjithë botën kryesisht në Ballkan, Çetin ka vazhduar më tej:

“Na pyesin ‘përse shpenzoni kaq shumë para?. Ne me ato gjëra që kryejmë në të vërtetë ne përpiqemi të japim mesazhin që humanizmi nuk ka vdekur. Deri më sot janë kryer përpjekje që çdo gjë të zgjidhet me armë me luftëra. Edhe ne përkundër kësaj përpiqemi të përmirësojmë kushtet jetësore të fëmijëve dhe eliminimin në përgjithësi të problemeve të tyre. Kjo është filozofia jonë”.

– “Po punojmë në mbi 24 vepra në të gjithë Ballkanin”

Ai tha se në BeH kanë realizuar 800 projekte, përfshirë edhe aktivitetet në fushat e arsimit, shëndetësië dhe bujqësisë.

“TIKA deri më tani në Ballkan ka përfunduar restaurimin e afërsisht 50 veprave të trashëgimisë së përbashkët kulturore si xhami, ura, teqe, çezme. Në Ballkan kemi një mesatare rreth 20-25 projekte në vit, varësisht të madhësisë së vendit. Aktualisht në BeH vazhdojmë punimet për restaurimin e 6 veprave. Ndërsa në të gjithë Ballkanin po punojmë në mbi 24 projekte, të cilat janë drejt përfundimit. Këto vepra në të njëjtën kohë gjithashtu ofrojnë edhe të ardhura serioze për popullatën e rajonit”, tha Çetin.

Ndër të tjera krahas të gjitha veprave të tjera Çetin ka shpjeguar se Kompleksi i shtëpisë muze të Ali Rıza Efendi babait të Mustafa Kemal Ataturk-ut e cila është inauguruar në Maqedoni dhe ura Drina e cila ndodhet edhe në listën e trashëgimisë botërore të kulturës janë vepra të një rëndësie të veçantë.

– Nuk bëhen dallime etnike

Edhe kryetari i Departamentit për Ballkanin dhe Europën Lindore të TIKA-s Mahmut Çevik pasi ka bërë të ditur se lidhja e Turqisë me Ballkanin nuk do të shkëputet asnjëherë ai tha se perspektiva e Turqisë në Ballkan është për zhvillimin e një strategjie për sigurimin e paqes së përhershme dhe për zhvillimin ekonomik.

Çevik ka bërë të ditur se në Ballkan zhvillojnë punime në 11 vende për rritjen e stadardeve jetësore dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se në këto projekte nuk bëjnë dallime të elementit etnik.

Pasi ka transmetuar se punimet e projekteve i zhvillojnë në konsultime me institucionet përkatëse në rajone, Çevik tha se “Kjo qasje e jona është e vlefshme në çdo vend. Ne zbatojmë duke vendosur së bashku se çfarë është më mirë për ju. Ne nuk përcaktojmë ‘të bëjmë këtë në bujqësi apo në fushën e arsimit‘. Sot në Shkup kemi bërë klinikën e emergjencës për fëmijë dhe njësinë e kujdesit intensiv dhe kjo është në shërbim jo vetëm për turqit apo muslimanët, por kjo ofron shërbim për të gjtihë Ballkanin”.

“Pasi përcaktojmë veprat që janë ende në këmbë ne bashkëpunojmë me atë vend. Kemi shumë projekte në BeH, në Shkup, Shqipëri dhe në Kosovë. Ndërsa një prej punimeve më të rëndësishme do të jetë mbi veprën që ndodhet në Rumani. Kemi përfunduar projektimin dhe ia kemi paraqitur autoriteteve rumune. Me lejen e dhënë nga ana e tyre do të nisim punimet e restaurimit në ditët në vijim. Në Serbi kemi nisur punimet e restaurimit për xhaminë Valide Sulltan dhe Kalanë Ram. Me mbështetjen e dhënë nga autoritetet serbe do të nisim gjithashtu edhe punimet e restaurimit të Çezmës Sokullu në Beograd”, tha Çevik duke tërhequr vëmendjen se një pjesë e veprave osmane në Ballkan janë djegur ose shkatërruar.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe qeveria e tij i kushtojnë një rëndësi të madhe popujve të Ballkanit dhe veprave osmane, Çevik thekson se “TIKA ndjek veprat e trashëgimisë të lëna nga paraardhësit dhe i restauron ato duke i rindërtuar si një vepër të trashëgimisë kulturore. Shteti i Republikës së Turqisë nuk vendos ndonjë limit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Kryeministria jonë dëshiron që të arrihet tek këto vepra dhe t’i ringrejë këto”.

Share Button