Reshjet e shiut, probleme ne aksin Elbasan-Librazhd

Ne aksin Elbasan – Librazhd për shkak të rreshjeve të dendura gjatë pasdites dhe natës së ditës së djeshme ka pasur rënie gurësh e dherash në rruge.

Sipas një njoftimi të ARRSH thuhet se zonat më problematike janë në Labinot, Xibrakë, Murrash e Dragostune, pjesë e ketij aksi, por nuk ka bllokim të qarkullimit të mjeteve.

ARRSH njofton se ka marrë gjithë masat për punën me intensitet të lartë, me fadroma e mjete te tjera për normalizimin e situatës në rrugë.

 

Share Button