Reshjet e shiut dhe dëbora pushtojnë vendin

Siç ishte parashikuar nga meteorologët, i gjithë vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore në orët e para të ditës së mërkurë.

Reshjet vazhdojnë me intensitet në zonat e ulta dhe bregdet, ndërkohë që në lartësitë mbi 800 metra bien në formën e dëborës.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet, sidomos gjatë orëve të pasdites, kur pritet shtim i reshjeve.

Në rrethin e Lezhës, një ndër më problematikët sa u përket përmbytjeve ndër vite, është mbledhur Shtabi i Emergjencave.

Përfaqësuesit e këtij shtabi flasin për reshje me intensitet të madh në orët e mëngjesit që kanë shtuar praninë e ujit në sipërfaqe, por situata deri më tani raportohet pa probleme madhore.

Ndërkaq janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.

Pa ashtu u është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE-së, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.

 

Share Button