Republika Çeke është shteti më i pashëndetshëm në botë, Afganistani më i shëndetshmi

Sipas hulumtimeve të reja të kryera nga ‘Clinic Compare’, rezulton se Republika Çeke është shteti më i pashëndetshëm në botë.

Kjo klinikë ka analizuar të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke analizuar konsumimin e alkoolit, konsumimin e duhanit dhe obezitetin në 179 shtete të botës, transmeton Telegrafi.

Mbretëria e Bashkuar është renditur e 19’ta në këtë listë, ndërsa britanikët janë renditur të 9’tët sa i përket pijanecëve më të mëdhenj në botë.

Megjithatë, sipas hulumtimeve, banorët e Republikës Çeke janë konsumues edhe më të mëdhenj të alkoolit, ku individët kanë raportuar se konsumojnë 13.7 litra alkool në vit, që do të thotë 550 ‘shots’ – pra 1.5 ‘shots’ në ditë.

Ata gjithashtu janë të renditur të 11’tët si konsumuesit më të mëdhenj të duhanit, ndjekur pas nga Rusia, Sllovenia, Bjellorusia, Sllovakia dhe Hungaria.

Ndërsa shteti më i shëndetshëm në botë del të jetë Afganistani, ku është populli me përqindjen më të vogël të obezitetit në botë.

Vetëm 2.7 për qind e popullsisë kanë një BMI (indeks të masës trupore) mbi 30.

Plus, banorët e Afganistanit konsumojnë vetëm 83 cigare në vit dhe pinë më së paku alkool

 

Share Button