Rëndësia e burimeve të lajmit, tema e radhës e trajnimit për gazetarinë

Të mërkurën, më 4 maj 2016, në mjediset e Televizionit Kontaktit u zhvillua leksioni i radhës me studentët e kursit trajnues “Njohuri praktike mbi gazetarinë”, ku i ftuar ishte prof. dr. Hamit Boriçi, një ndër themeluesit e katedrës së Gazetarisë në Universitetin e Tiranës dhe drejtues për shumë vite në disa organe të shtypit të shkruar.

Profesor Boriçi ndau një pjesë të përvojës së tij dhe u tregua i gatshëm që t’i përgjigjej pyetjeve së çdo studenti. Objekt kryesor i ligjëratës së tij ishte rëndësia e verifikimit të vërtetësisë së lajmit, përmes komunikimit me disa burime, të paktën deri në dy ose tre burime të ndryshme.

Ai vuri theksin në faktin se në ditët e sotme, media shqiptare është e bombarduar me materiale të prodhuara më së shumti nga zyrat e shtypit. Shpesh këto materiale nuk kanë asgjë të vlefshme dhe shpesh janë të dyshimta për nga besueshmëria, por gjithsesi ata arrijën të publikohen çdo ditë në media. Burimi i saktë dhe i vërtetueshëm është elementi bazë i gazetarisë.

Një gazetar profesionist duhet të ketë aftësinë që të tërheqë vëmendjen e audiencës me anë të thjeshtësisë dhe qartësisë, nga ku lajmi duhet të jetë i strukturuar në mënyrë të atillë që të informojë për gjërat thelbësore dhe jo të shkaktojë disinformim. Profesori solli shumë shembuj të rasteve të keqinformimeve nga ana e gazetarëve dhe të ndikimit negativ që shkaktohet prej tyre.

Lajmet janë një pjesë e rëndësishme e ditës së gjithsecilit. Me anë të tyre informohemi rreth gjithçkaje që na rrethon. E së njëjtës rëndësi është edhe mënyra se si ato përcillen tek publiku, prandaj gazetari duhet ta kuptojë peshën dhe rëndësinë e kumtit që përçon tek të tjerët.

Nga ana e prof. dr. Hamit Boriçit nuk munguan as këshillat e vlefshme, për çdo fazë të gjetjes dhe përpunimit të informacionit, duke nisur nga burimi i informacionit, përpunimi e deri tek transmetimi i tij.

Kursi trajnues “Njohuri praktike për gazetarinë” organizohet për të pestin vit radhazi nga Radio-Televizioni Kontakt në bashkëpunim me Institutin e Karrierës “Proteus” dhe ka si qëllim aftësimin në punë praktike të gazetarëve të rinj.

DSC01686DSC01714

DSC01698DSC01685

Share Button