Rekord shikuesish për debatin presidencial në SHBA

Debati presidencial mes Hillary Clinton dhe Donald Trump u ndoq nga 84 milionë njerëz në televizonet amerikane, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur 36 vjet më parë. Në vitin 1980, debati mes Jimmy Carter dhe Ronald Reagan tërhoqi 80,6 milionë teleshikues.

Por, ekspertët thonë se shifra prej 84 milionë që ndoqën përballjen mes Clinton dhe Trump është llogaritur në bazë të 13 kanaleve që e transmetuan debatin drejtpërdrejtë dhe kjo do të thotë se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë.

Miliona të tjerë mendohet që e kanë ndjekur debatin në të gjithë botën në internet, lokale apo ambiente publike.

 

Share Button