Regjisorja e Hollywood-it film për historinë e refugjatëve në Turqi

Regjisorja muslimane Sonia Nassery Cole e cila ka ardhur në SHBA pasi u detyrua të largohej që në moshën 14-vjeçare pas pushtimit sovjetik në Afganistan, përmes filmit “I am you” po përgatitet të mundësojë dëgjimin e zërit në botë të atyre që kanë patur të njëjtin fat me vetë atë, raporton Anadolu agency (AA).

Gruaja muslimane e Hollywood-it Cole tha se filmin e ri i cili do të ketë temë refugjatët do ta xhirojë në Turqi.

Cole e cila në të njëjtën kohë është skenariste dhe aktiviste e të drejtave të njeriut ka bërë disa vlerësime për gazetarin e AA-së në lidhje me përvojat, karrierën dhe filmin e ri të saj.

Ajo është shprehur se në ditët në vijim do të niset drejt Turqisë për filmin ku do të paraqiten përjetimet e refugjatëve dhe se do të nisin xhirimet sa më parë në Stamboll.

Duke vënë në dukje se për filmin do të bashkëpunojë me Gökhan Tiryaki nga Turqia, regjisorja Cole ka shpjeguar se Turqia është një shembull në botë për ato që ka bërë kryesisht për refugjatët sirianë dhe se për këtë arsye ka zgjedhur Turqinë.

“Ndihem si në shtëpinë time kur jam në Turqi.” tha Cole duke shtuar se i pëlqen shumë Turqia dhe dëshiron të prezantohet për çmimin Oscar me filmin e saj që do të xhirojë në Stamboll. “Stambolli është një nga qytetet më të bukura në botë për mua dhe dua të tregoj bukurinë e Stambollit në filmin tim të ri”, është shprehur ndër të tjera ajo, duke theksuar se e vlerëson shumë Turqinë dhe Jordaninë që kanë qëndruar pranë refugjatëve.

– Edhe jeta e saj si film

Gjithashtu duke bërë të ditur se edhe ajo vetë është refugjate pasi ka shkuar në SHBA pas largimit nga pushtimi sovjetik në Afganistan, Cole ka theksuar: “Kur erdha në këtë vend kuptova se gjithçka mund të ishte e mundur. Në vendin tim kam parë se është kryer gjenocid nga sovjetikët. Por nuk e dija çfarë të bëja. I kam shkruar një letër 8 faqe Ronald Wilson Reagan, ku i kam treguar se çfarë ndodhte në vendin tim. I shkruajta se ‘Ka gjenocid. Jeni presidenti i SHBA-ve, çfarë mund të bëni për këtë çështje? duhet të bisedojmë’. Më pas më informuan duke më dhënë përgjigjen se ‘Presidenti dëshiron të ju takojë’. Ndërsa më pas bindëm senatin që Afganistanit ti jepeshin raketat Stinger.”

Ndërsa në lidhje me hedhjen e hapit drejt kinematografisë Cole tha se “Themelove Fondacionin Botëror të Afganistanit dhe vendosa të shpjegoj përjetimet në Afganistan. Në vitin 2007 xhirova një dokumentar në Kabul të emëruar ‘The Breadwinner‘. Filmin i cili shpjegonte jetën e në fëmije 8 vjeç afgan i cili mbante familjen duke shitur kalendarë, më pas u prezantua në Senat, Kongres dhe në festivalet e filmit. Filmi ngjalli një interes të madh për Afganistanin dhe në këtë mënyrë unë vendosa të bëhem regjisore dhe të arsimohesha në këtë temë.”

Më tej ajo ka shpjeguar se edhe në filmin “Black Tulip” i cili është i bazuar mbi ngjarje të vërteta të jetës ka pasqyruar tragjedinë e përjetuar nga populli afgan, luftën që ai ka kryer dhe shpresën që nuk ka humbur, ku me këtë film në vitin 2011 ka hyrë në mesin e kandidatëve për Oscar në kategorinë filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Duke folur edhe për vështirësitë e xhirimit të filmit në rajon lufte Cola ka shpjeguar se “Askush nuk më financoi sepse filmin po e xhiroja në Afganistan. Më thanë që ‘filmin xhiroje në Izrael, Kinë, Marok në vende të tjera‘. Është shumë e vështirë të xhirosh film në rajone të luftës, shumë herë më kanë vënë armën në kokë.”

Në lidhje me vendin e saj Cole ka bërë vlerësimin: “Nuk kemi arritur asnjë sukses. Vendi ndodhet ende nën kontrollin e talebanëve. Kjo i ka kushtuar shumë Afganistanit dhe aleatëve. Mendoj se kemi bërë një gabim të madh nga ana strategjike. Nuk kishim një plan.”

– “Politika e Trumpit për Afganistanin e gabuar”

Në lidhje me politikën e re të presidentit amerikan, Donald Trump, për Afganistanin, Cole ka theksuar se “4 mijë ushtarë nuk ndryshojnë asgjë. Ata nuk ndodhen atje për të mbrojtur Afganistanin apo për të sjellë arsim në vend dhe ndihma humanitare. Ata ndodhen atje sepse është një vend strategjik afër me gjirin e Iranit, me oqeanin indian.”

Share Button