Refugjatët sirianë drejt Libanit

Numri i refugjatëve sirian të cilët kanë ikur në Liban ka regjistruar shifra historike. Sipas OKB, Libani ka numrin më të lartë të refugjatëve në mbarë botën. Kreu i agjensisë së refugjatëve në OKB deklaroi se Libani është një komb i vogël me shumë vështirësi të brendshme dhe tashme kjo rëndes po reflektohet në vend. Rreth 9.5 milion njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së Sirisë, kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit. Më shumë se 2.5 million  kanë ikur në Turqi, Jordani, Irak, Egjipt etj. Megjithatë, Libani është duke mbajtur barrën më të madhe në këtë krizë të Sirisë, pasi ka strehuar të larguarit nga konflikti më shumë se çdo vend tjetër. Numri i refugjatëve sirianë në Liban tani përbëjnë një të katërtën e popullatës lokale. Agjensia e refugjatëve e OKB-së , UNHCR, thekson se fluksi i refugjatëve është rritur me ritme të shpejta. “Çdo ditë, UNHCR-së në Liban regjistron 2,500 refugjatë të rinj: më shumë se një person në minute” tha agjencia në një deklaratë.

Share Button