Refugjatët, Hungaria mbyll kufirin dhe me Kroacinë

Hungaria ka mbyllur kufirin e saj me Kroacinë, në një përpjekje për të ndaluar fluksin e emigrantëve përes vendit në Europën Perëndimore.

Ndërkaq, vetë Kroacia bën të ditur se do t’i drejtojë emigrantët menjëherë drejt Sllovenisë

Lajmërimi i Hungarisë vjen të premten në mbrëmje pasi liderët e Bashkimit Europian dështuan të miratonin një plan të mbështetur nga Hungaria, për të dërguar forca që të parandalojnë emigrantët të arrijnë Greqinë.

Kufiri, i riforcuar me gardh me tela, u mbyll rreth mesnatës. Një grup prej disa qindra emigrantësh të cilët kishin arritur afër fshatit Zakany disa minuta para afatit të fundit u lejuan të kalonin.

 

Share Button