Refugjatët, De Maiziere: Nuk ka më dyer të hapura

Vijon të rritet presioni brenda Gjermanisë dhe njëkohësisht edhe përcarja brenda koalicionit të madh qeverisës së kancelares gjermane Angela Merkel për krizën e klandestinëve, e cila ka çuar në kolaps jo vetëm Gjermaninë por edhe të gjithë Bashkimin Europian.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere ka deklaruar për mediat vendase se kontrollet kufitare të vendosura për herë të parë në shtator të 2015 nuk do të hiqen në të ardhmen e afërt.

Në një prononcim për radion MDR, ai tha se nuk arrin të parashikojë momentin apo kohën se kur mund të happn dyert.

Deklarata e De Maiziere pason kritikat e aleatit kryesor të Merkel në qeverisje, Horst Seehofer, njëkohësisht lideri i Partisë CSU, i cili i dha një ultimatum kancelares, duke i kërkuar që të marrë masa të menjehershme për të ulur numrin e azil-kërkuesve që vijnë cdo ditë në Gjermani.

 

 

Share Button