Reforma ne drejtesi , Rama takon sërish Metën

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë çuar sërish në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama.

Pas bisedimeve mes tyre të zhvilluara mbrëmë në “Vilën 30”, të dy krerët e maxhorancës janë takuar këtë paradite në Kryesinë e Kuvendit, ku në fokus mendohet të jetë reforma shumë e rëndësishme në drejtësi.

Një ditë më parë, para takimit me Ilir Metën, kryeministri Rama u takua me Donald Lu, ambasadorin amerikan në Tiranë, dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Share Button