Reforma në drejtësi, Meta: PD të mos bojkotojë tryezën

Kryeparlamentari Meta u bëri thirrje ekspertëve të opozitës që të mos e bojkotojnë tryezën për reformën në drejtësi, në mënyrë që të përmbyllet drafti përfundimtar, në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentari Meta ritheksoi vullnetin e maxhorancës dhe rolin e tij në funksion të konsensusit me opozitën.

Meta u shpreh se ekspertët e opozitës duhet të ulen në tryezë dhe se çdo mendim alternativ do të shqyrtohet në fazën e dytë.

 

Share Button