Recetë natyrale për heqjen e rrathëve të errët poshtë syve

Rrathët e errët poshtë syve mund të shfaqen si pasojë e një sërë faktorësh si problemet shëndetësore, mungesa e gjumit, dietës së pashëndetshme, stresit etj. Edhe pse zakonisht nuk përbëjnë rrezikshmëri për shëndetin, rrathët e errët poshtë syve mund të ndikojnë shumë në pamjen e një prsoni duke e bërë atë të duket më i lodhur, stresuar apo përgjumur.
Provoni këtë recetë të thjeshtë e cila do të japë efekt që në natën e parë:

Përbërësit: 1 lugë çaji mjaltë, gjysmë kastraveci i grirë imët, 1 copë patate e grirë imët.

Formoni një pastë duke përzier të gjithë përbërësit sëbashku.

Pastrojeni lëkurën tërësisht para se ta aplikoni pastën.

Vendoseni pastën nën sy dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe vendosni një krem hidratues për zonën rreth syve.

Share Button