Receta ideale për përmirësimin e hemoglobinës në gjak

Nga këto përbërës do të fitoni një litër përzierje të shijshme dhe shumë shëruese për të gjithë ju që keni hemoglobinë të dobët.

Recetë popullore për rritjen e hekurit në gjak: shpëtim për pasqyrën e gjakut!

Zvogëlimi i nivelit të hemoglobinës në gjak, pavarësisht numrit të eritrociteve, e redukton kapacitetin e gjakut për të përcjellë oksigjen dhe sjell në anemi.

Në mjeksinë popullore ekzistojnë më shumë receta për rriten e hemoglobinës në gjak.

Njërin prej tyre, e rekomandojnë edhe vetë mjekët dhe është i jashtëzakonshëm dhe ndihmon në përmirësimin e përgjithshëm të pasqyrës së gjakut, transmeton Femina.al

Për përgatitjen e këtij ilaçi natyral do të ju duhet:

200 ml mjaltë,
200 gram arra,
200 gram rrush i thatë,
200 ml lëng nga karrotat (i freskët),
200 ml lëng nga panxhari i kuq (i freskët) dhe
2 limona;
Përgatitja:
Limonat e pastruar duhet ti ndani në gjysma dhe t’i largoni farat e tyre. Më pas vendosni në blender për t’i imtësuar.
Shtoni mjaltën, lëngun nga rrepat e kuqe dhe atë nga karrotat dhe përzieni mirë. Në fund shtoni arrat e bluara dhe rrushin e thatë (poashtu të prerë në pjesë të imëta) dhe të gjithë përbërësit përzieni mirë.
Me këto përbërës do të fitoni rreth një litër nga ky ilaç i shëndetshëm dhe mjaft i shijshëm. Ruajeni në frigorifer.
Konsumoni 3 herë në ditë nga një lugë gjelle, para çdo haje.

Share Button