Receta e 90-vjeçarit për përmirësimin e shikimit ka habitur edhe mjekët

Një pjesë dërmuese e njerëzve në botë kanë probleme me shikim. Ku shumica janë në dijeni dhe bartin syze kurse pjesa tjetër nuk dinë për këtë gjë.

Megjithatë, syzet ju ndihmojnë që të shikoni më mirë, por nuk është se përmirësojnë shikimin – shkruan Gazeta e Re.

Përmirësimi i shikimit mund të trajtohet edhe me kura natyrale, sikurse është kura e okulistit të njohur rus, Vladimir Petrovich Filatov.

Ai ka përpiluar vete nje përzierje natyrale me te cilën dhe ka habitur mjekët, raportojnë mediat ruse.

Për kurën tashmë quajtur ‘Filatov’ nevojiten aloe vera, bajame, mjaltë dhe limon.

Ja sa lehtë është përgatitja e saj:

100gr lëng aloe vera
300 gr mjaltë
500 gr bajame të grimcuara
3-5 pika lëng limoni

Përgatitja:

Pastroni mirë aleo veren dhe nxirrni lëngun me kujdes. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe përzieni deri sa të marrin formë homogjene.
Konsumoni një lugë gjelle 3 herë në ditë 30 minuta para vakteve. Rezultatin do ta vërëni shumë shpejt.

Në anën tjetër ekspertet kanë njoftuar se ata qe do te përdorin këtë kurë duhet te kenë kujdes ne disa raste, sipas ekspertëve ju duhet te shmangni këtë recetë nëse vuani nga sëmundjet renale acute, çrregullime gastrointestinale, proceset inflamatore të organeve gjenitale femërore, sëmundjet kardiovaskulare, tuberkulozi dhe hemorroidet.

Share Button