Receta Bimore e Kanellës, kundër ftohjes!

Masa në kushte shtëpiake për tu mbrojtur nga sëmundjet dimërore.

Problemet shëndetësore si rrufa, bllokimet e hundës apo frymëmarrjes janë komplikacionet më të shpeshta shëndetësore që sjell stina. Për fat të keq, ndërsa të gjithë kërkojnë një vend sa më pranë dhe përballë kondicionerëve, kostoja e drejtpërdrejtë e veprimeve të tilla sjell menjëherë disa shqetësime për shëndetin. Janë rrymat e ajrit të ngrohta që na pëlqejnë aq shumë sapo kthehemi nga temperaturat e ftohta. Por në të vërtetë këto rryma pasi na sjellin ngrohtësinë, nga ana tjetër mezi presin të sulmojnë fytin tonë dhe gjithë sistemin e rrugëve të frymëmarrjes. Me simptomat e para të ftohjes, AgroWeb.org ju këshillon këtu një kurë të mirë natyrale. Kjo kurë do të shmangë përdorimin e ilaçeve dhe shurupeve, që shpesh nuk e zgjidhin problemin. Receta Bimore e Kanellës, kjo kurë e thjeshtë është krejt e lehtë për t’u përgatitur. Ajo ju siguron efekt të drejtpërdrejtë, madje menjëherë lehtëson dhimbjen, skuqjen dhe acarimin e fytit, bajameve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Një sasi uji prej 250-300 ml vendoset të vlojë. Pasi arrin pikën e vlimit, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni tek uji i nxehtë 2-3 lugë çaji me kanellë të bluar. Ndërsa uji bashkë me kanellën vazhdon të ziejë, shtoni edhe një gjysëm lugë kafeje me piper të zi dhe lërini edhe 2 minuta të vlojnë së bashku. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një gotë porcelani ose filxhan, pasi ta keni filtruar. Fikni zjarrin, lëreni pijen të ftohet dhe shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë. Pijeni njëlloj sikur të ishte një çaj i nxehtë: aroma është me të vërtetë e mrekullueshme, ndërkohë që pija falë ekstrakteve të esenciale të përbërësve të vet arrin të lirojë brenda pak minutash të gjithë rrugët e frymëmarrjes. Fuqitë magjike të kanellës reduktojnë acarimin e fytit, lirojnë frymëmarrjen dhe ju risjellin në formë. Përsëriteni çajin 2-3 herë në ditë derisa shenjat e shqetësimit të kenë përfunduar.

Share Button