Realizohet këmbimi i parë i parave ndërmjet Bankës Qendrore të Turqisë (TCMB) dhe Bankës Qendrore të Kinës

Siç njoftojnë burime pranë Bankës Qendrore dhe sektorit bankar turk, ndërkohë që vazhdon të gjejë mbështetje tek të gjitha grupet e interesit çështja “e përdorimit të monedhave kombëtare në tregtinë e jashtme”, një çështje kjo e apeluar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe që vazhdon të jetë në fokus të zhvillimeve këto ditët e fundit në Turqi, më 30 nëntor ndërmjet bankave qendrore të Turqisë dhe Kinës është bërë këmbimi i parë i parave. Marrëveshja në fuqi për këmbimin e parave ka qenë firmosur në vitin 2012, kurse në vitin 2015 ishte zgjatur me tre vite të tjera dhe shuma e këmbimit ishte rritur në 12 miliardë huan (njësia monetare kineze).

ICBC Turkey Bank, banka e parë kineze që filloi të veprojë në Turqi duke blerë shumicën e aksioneve të një banke vendore dhe që e ushtron aktivitetin e saj bankar që nga 22 maji 2015 e këtej, ka qenë institucioni i parë që ka zbatuar marrëveshjen e arritur ndërmjet bankave qendrore me synimin për të zhvilluar vëllimin tregtar ndërmjet Turqisë dhe Kinës.

Vëllimi tregtar me Republikën Popullore të Kinës, një nga partnerët tregtare më të mëdhenj të Turqisë, vitin e kaluar ka qenë rreth 28 miliardë dollarë. Marrëveshja e këmbimit të parasë synon vendosjen e ekuilibrit në llogaritë rrjedhëse (gjatë shkëmbimeve) ndërmjet dy vendeve si dhe përdorimin e monedhave kombëtare në tregti dhe investime.

Procesi i këmbimit të parasë fillon me kërkesën e bankave tregtare drejtuar Bankës Qendrore për të blerë monedhën e vendit, me të cilin do të zhvillohet tregtia. Procesi në fjalë përkufizohet si një proces që fillon me ndryshimin me një maturim të caktuar të monedhës kombëtare në shumë e përcaktuar nga bankat qendrore dhe rikthimin në fund të këtij maturimi të shumës themelore të parasë së këmbyer (konvertuar me monedhën kombëtare të vendit respektiv) dhe të interesit për monedhën kombëtare që është përdorur nga bankat.

Share Button