Reagimi i 2500 xhamive të Francës kundër sulmeve terroriste

Këshilli Francez i Kultit Mysliman (CFCM), organi përfaqësues i islamit, pritet të shpërndajë në rreth 2500 xhami të Francës një tekst ku dënon hapur çdo formë dhune apo terrori, me rastin e lutjes të së premtes.

Me anë të këtij mesazhi myslimanët e Francës pohojnë kundërshtimin e tyre kategorik ndaj çdo forme dhune apo terrori.

“Përpara horrorit të vrasjeve pa dallim që ndodhën më 13 nëntor në Paris dhe që shkaktuan 129 të vdekur, CFCM-ja si dhe bashkësia e organizatave myslimane i kërkojnë të gjitha xhamive të Francës që t’i dedikojnë lutjen e se premtes këtyre ngjarjeve tragjike që kanë prekur thellë komunitetin kombëtar”,- thuhet në një komunikatë të CFCM-së.

“Do të shpallim gjithashtu bashkimin tonë të patundur ndaj paktit republikan që na bashkon të gjithë, si dhe ndaj vlerave që bëjnë Francën”,-  thuhet më tej në komunikatë.

 

Share Button