Raul Gonzales tërhiqet nga futbolli

Raul Gonzalez Blanco ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist. Ish-sulmuesi i Realit të Madridit, i cili aktualisht luan për New York Cosmos, bëri të ditur se në muajin nëntor, atëherë kur të përfundojë edhe Liga Kombëtare e Amerikës Veriore, do të terhiqet përfundimisht.

Spanjolli 38-vjeçar, i cili ka fituar një sërë trofesh me fanelën e “Los Blancos”, ku përfshihen edhe 3 Champions League dhe 6 tituj kampionë të Spanjës, e bëri debutimin e tij në futbollin amerikan në muajin prill.

“Ishte një vendim i vështirë, por mendoj se ka ardhur momenti që të tërhiqem. Tani, ajo që më duhet është që të qëndrojë më shumë kohë pranë familjes dhe fëmijëve të mi. Dua të kaloj më shumë fundjava me ta”, – tha Raul.

Raul Gonzalez Blanco është një prej emrave më të njohur në futbollin evropian. Iberiku ka shënuar 323 gola në 741 ndeshje me Realin, ndërkohë që me përfaqësuesen spanjolle ka luajtur 102 ndeshje duke shënuar 44 gola.

 

Share Button